E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohet rasti i katërt në Greqi, një grua e prekur nga koronavirusi
Publik News

Konfirmohet rasti i katërt në Greqi, një grua e prekur nga koronavirusi

Lajmin e japin mediat greke mëngjesin e kësaj të premteje, të cilat iu referohen ekspertëve.

Ajo çhtë një grua 36-vjeçare greke e cila, sipas raporteve fillestare, ishte infektuar në Itali, ku ajo kishte qenë së fundmi.

Pas kthimit nga Italia në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus.

36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon, raporton “Protothema”.

Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.

Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët ajio ka pasur kontakt ditët e fundit, pasagjerët me të cilët udhëtonte në kthimin nga Italia dhe personat e pranishëm në aeroplan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.