E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Publik News

Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pas Italisë dhe Greqisë fqinje, konfirmohet edhe rasti i parë me koronavirus në Maqedonine e Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se Koronavirusi ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një paciente të ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Ajo është e shtruar në repartin e infektologjisë, por është në gjendje stabile.

Pacientja ka qenë në Itali për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar nga mjekët. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat, raporton alsat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.