E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti! Kandidati gllabëron fondet e bashkisë ku kandidon
Lajme

Konflikti! Kandidati gllabëron fondet e bashkisë ku kandidon

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj promovimit të Florenc Dokës si kandidati kryesor i Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Cërrik në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar Dokën dhe strukturat drejtuese të bashkisë për përfitime të paligjshme dhe shkelje të rënda të konfliktit të interesit.

Deklarata e PD-së vjen në vijim të një aktiviteti elektoral të Partisë Socialiste, zhvilluar në kinemanë e qytetit, ku ministri Andis Salla vlerësoi Florenc Dokën si “njeriun e duhur për Cërrikun”, duke theksuar përvojën dhe angazhimin e tij për zhvillim të qëndrueshëm.

Akuzat e PD: Fonde publike për kompaninë familjare të Dokës

Sipas zëdhënëses Vangjeli, realiteti në Cërrik është krejt tjetër nga ajo që promovon PS. Ajo tha se pas marrjes së detyrës së kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare e Dokës, i cili njëkohësisht mbante edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, ka përfituar fonde publike në mënyrë të dyshimtë.

“Në dhjetor 2023, kompania në pronësi të Florenc Dokës u shpall fituese e një ankandi për shfrytëzimin e një fondi pyjor në zonën e Mollasit. Kontrata për një sipërfaqe prej 5 hektarësh është lidhur me një çmim simbolik prej vetëm 600 euro në vit,” – deklaroi Vangjeli.

Ajo e cilësoi këtë si shembull tipik të shpërdorimit të pasurive publike në interes të individëve të lidhur me pushtetin vendor dhe politikën qendrore.

“Ky është vizioni i PS: përfitime private në emër të zhvillimit”

Vangjeli akuzoi gjithashtu qeverinë se po e kthen zhvillimin lokal në një mekanizëm për pasurimin e klientelës së vet politike:

“Pas gjithë këtij ‘suksesi’, nuk do të na habiste nëse së shpejti Florenc Doka propozohet edhe si ministër nga Edi Rama,” – u shpreh ajo. “Ky është vizioni i PS për zhvillimin: përfitime private në emër të zhvillimit publik.”

Deklarata e PD-së ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin e kandidatit të PS dhe akuzon drejtuesit lokalë për keqpërdorim të pasurive publike, në funksion të interesave familjare dhe politike.

Thirrje qytetarëve të Cërrikut

Në përmbyllje, Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut që të reflektojnë përpara votimit të 9 nëntorit dhe të mos lejojnë, siç thuhet në deklaratë, “që drejtimi i qytetit të bjerë në duart e atyre që shfrytëzojnë pozicionin publik për interesa privatë.”

“Koha për përgjigje është më 9 Nëntor,” – përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në takimin e organizuar disa ditë më parë nga Partia Socialiste në kinemanë e Cërrikut, në kuadër të strategjisë së fushatës drejt zgjedhjeve të 9 Nëntorit, sipas mediave Ministri Andis Salla deklaroi:

‘Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun! Ai  njeh çdo sfidë të qytetit dhe çdo problem të banorëve. Me Florencin, Cërriku do të ecë përpara me projekte reale dhe zhvillim të qëndrueshëm.’

Por përtej fjalëve dhe promovimeve politike, është e rëndësishme që qytetarët e Cërrikut të njihen me faktet konkrete.

Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj bashkie, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik.

Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.

Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

Pas gjithë këtij ‘suksesi’ në Bashkinë e Cërrikut, e drejtuar nga Andis Salla, mbetet për t’u parë nëse Doka do të promovohet më tej, ndoshta një ditë edhe si ministër nga Edi Rama.

Ky është, në thelb, vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.

Por qytetarët e Cërrikut duhet të pyesin veten:

A janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person i cili ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat, apo po përdor asete publike për qëllime biznesi me fuqinë e postit që mban,  dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për të drejtuar qytetin?

Koha për përgjigje është më 9 Nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.