Konispol/ Bashkia nuk ndërton urë për 4 fshatra, pronarët e lundrës bëjnë ligjin
5€ kalimi i një makine
Infrastruktura vijon të mbetet një nga problemet kryesore që shqiptarët kanë që nga Vermoshi e deri në Konispol, cepi më jugor i vendit tonë.
Rrugët e pa asfaltuara, të dëmtuara, mungesa e urave, mbikalimeve dhe nënkalimeve janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët. Këto probleme bëhen edhe më të dukshme kur privati merr para për mirëmbajtjen e tyre por asgjë nuk ndryshon.
Qytetarët në fshatrat Vrinë-Shëndelli-Xarrë-Mursia, të bashkisë Konispol thonë se prej 10 ditësh janë penalizuar nga një lundër e cila duhet t’iu shërbejë për kalim në ishullin e Ksamilit dhe Sarandë. Ata thonë se edhe pse çmimet për të kaluar me lundër janë stratosferike, shërbimi i ofruar nga privati është zero. Sipas qytetarëve për të shkuar në polici, spital apo për të kryer ndonjë shërbim tjetër duhet të përdorin rrugën tokësore e cila zgjat më shumë se një orë.

Por jo vetëm kaq pasi qytetarët janë të shqetësuar edhe për abuzimin që 3 pronarët bëjnë me çmimet. Qytetarët thonë se as turistët nuk e frekuentojnë zonën dhe nuk e përdorin lundrën vetëm prej çmimeve që janë tepër të larta dhe aspak normale për shërbimin e ofruar.
Ata janë ankuar disa herë në bashki dhe kanë kërkuar ndërtimin e një ure, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje hallit të tyre.
Mesazhi i qytetarëve:
Pershendetje! Jemi disa banorë te bashkis Konispol fshati Vrine shendelli Xarre kemi 10 dit qe penalizohemi nga nje lunder qe nuk na sherben per kalim ne ksamil dhe sarande.nje urgjence nje polici apo nje sherbim duhet ti biem 1 ore me larg, Cmimet jane stratosferike, Sherbimi zero. Qe kur u prish sistemi, tre personat pronare vetem i zhvatin njerezit, Nje kalim nje veture 5 euro, Ca turizem presim ne, Skalojne turistat vetem nga cmimet, Cmimet i vendosin keta sa duan, Kane nje kas fiskale jashte funksionit, Jane ngritur njerezit ketkojne ure por me Kot, Nuk ka nderhyre shteti aty, Ne bashki Nuk bejme dot ure thone Vetem mund ta ngrim si problem. Se nuk vijn e turistat ne keto zona nga cmimi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



