E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konservatorët e  kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE,fitojnë thellë  zgjedhjet
Publik News

Konservatorët e kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE,fitojnë thellë zgjedhjet

Kanë dalë para pak minutash Exit Poll për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, konservatorët në pushtet të kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE kanë marrë një fitore të thellë në këto zgjedhje.

Në Exit Poll të organizuar nga televizionet më të mëdha në vend, BBC, ITV dhe Sky News, konservatorët kanë marrë 368 vende në parlament ndërsa Laburistët e Jeremy Corbin janë ndalur në vetëm, 191 vende.

13 vende i kanë marrë liberaldemokratët ndërsa partia e BREXIT e Nigel Farage nuk ka marrë asnjë vend në parlament.

Sipas këtyre rezultateve konservatorët kanë marrë 50 vende në parlament më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës. Rezultatet zyrtare pritet të dalin para mesnatës për tu mbyllur mesditën e së premtes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.