E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konservatorët Europianë dënojnë shembjen e teatrit
Publik News

Konservatorët Europianë dënojnë shembjen e teatrit

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) ka shprehur shqetësimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një deklarate, ECR dënon shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeveria, dhe i konsideron veprimet e saj të papajtueshme me vlerat europiane.

Deklarata e plotë

”Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit.

Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend.”

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.