E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konte e përjetoi shumë keq vdekjen e Vialit, vendimi i tij bën bujë në Angli
Sport

Konte e përjetoi shumë keq vdekjen e Vialit, vendimi i tij bën bujë në Angli

Lajmi i ndarjes nga jeta të Xhanluka Vialit ka tronditur futbollin botëror, pasi ish-sulmuesi i italian njihej si një figurë shumë pozitive. Të shumtë kanë qenë figurat e sportit që kanë reaguar publikisht pas vdekjes së tij, duke kujtuar një emër të dashur jo vetëm për tifozët italianë.

Ai që nuk ka reaguar publikisht në orët e para ishte ish-shoku i tij i skuadrës te Juventusi dhe Italia, Antonio Konte. Mediat angleze raportojë se trajneri aktual i Totenhemit, e ka përjetuar shumë keq këtë lajm tragjik dhe e kishte të pamundur që të shfaqej para mediave siç ishte programuar, para ndeshjes së Kupës FA që skuadra e tij luan ndaj Portsmuth.

Kështu, ai ka anuluar paraqitjen para mediave, teksa ka dërguar atje ndihmësin e tij, Kristian Stelini, që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Më pas, Konte bëri një postim në Instagram duke hedhur aty foto të viteve bashkë, por edhe të një darke që kishin kaluar në Londër pak kohë më parë.

Konte dhe Viali kanë qenë shokë skuadre te Juventusi në vitet 1992-1996 dhe në edicionin e  fundit, ish-sulmuesi ishte kapiten i bardhezinjve. Së bashku ata kanë fituar Kupën UEFA në vitin 1993, Serinë A dhe Kupën e Italisë në vitin 1995 dhe Ligën e Kampioneve në vitin 1996.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.