Koronavirusi/ Gjermania rihap shkollat në 4 maj
Qeveria federale e Gjermanisë ka marrë vendime të reja në lidhje me hapjen e vendit, pas situatës së koronavirusit.
Siç shkruan Bild, deri më tani janë marrë disa vendime, që nisin me hapjen e shkollave.
Kështu në datën 4 maj do të nisë hapja graduale e shkollave në Gjermani.
Grumbullimet e mëdha do të jenë të ndaluar deri në datën 31 gusht.
Nuk ka detyrim për mbajtje të maskave në vendet publike, por këshillohet që maskat të mbahen në dyqane dhe në zyra, por kjo nuk është me detyrim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



