E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi i merr jetën zyrtarit të Ministrisë së Jashtme
Lajme

Koronavirusi i merr jetën zyrtarit të Ministrisë së Jashtme

Një tjetër zyrtar i lartë ka humbur jetën si shkak i koronavirusit.

Bëhet fjalë për një këshilltar të ministrit të Jashtëm të Iranit, i cili mori pjesë në krizën e pengjeve të ambasadës amerikane të vitit 1979, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Hossein Sheikholeslam një veteran dhe diplomat revolucionar, vdiq të enjten, pasi ishte i prekur nga virusi i rrezikshëm.

Kujtojmë se një deputet i sapo zgjedhur i parlamentit të Iranit ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e koronavirusit.Në Iran deri më tani janë infektuar 3,513 njerëz, ndërsa 107 persona kanë ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.