E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi, Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë
Publik News

Koronavirusi, Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë

Irlanda e Veriut ka konfirmuar rastin e parë të një pacienti të infektuar nga koronavirusi.

Person i infektuar është një qytetar që udhëtoi nga Italia veriore drejt Dublinit.

Agjensia e Shëndetit Publik ka bërë me dije lajmin, duke theksuar se po punonin për të identifikuar këdo që pacienti i infektuar ka patur kontakt ditët e fundit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ky është rasti i 16 i identifikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Doktor McBride tha që pacienti ka vepruar në mënyrën e duhur për raportimin e shqetësimeve tek autoritetet dhëndetësore, ndërsa më të rrezikuarit janë ata që kanë ndejtur më afër me të infektuarin.

“Ne kemi masa të forta të kontrollit të infeksionit që na mundësojnë të reagojmë menjëherë.

“Shërbimi ynë shëndetësor është mësuar të menaxhojë infeksionet dhe do të sigurojë publikun që ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Europën, ndërsa numri it ë vdekurve në Itali ka arritur në 17, ndërsa shumë vende të tjera kanë identifikuar të paktën një person të infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.