E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Ja tre zonat më të rrezikshme në Tiranë
Publik News

Koronavirusi/ Ja tre zonat më të rrezikshme në Tiranë

Tirana është vatra kryesore e infeksionit të Covid-19.

Më shumë se gjysma e të prekurve në vend jetojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Por, hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

9 grupe specialistësh hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koronavirusit nuk ka orar. Në fillim, në çdo ditë mësohen vatrat e reja dhe personat që kanë dhënë sinjale, si raste të mundshme me Covid-19.

A2 ka ndjekur një ditë nga puna hetimore e grupit të mjekëve në terren. Para përballjes me atë që e quajnë vatra e koronavirusit, veshin uniformën speciale për të shmangur transmetimin e virusit. Informacionet për raste të dyshuara me koronavirus kanë ardhur nga zona pranë ‘Pallatit me shigjeta’.

Grupi i ekspertëve niset dhe ne bashkë me ta. Para hyrjes për në banesën ku jetojnë personat e dyshuar, mjekët shtojnë numrin e maskave dhe dorezave sipas protokollit të masave mbrojtëse.

Tamponi merret në pak minuta. Personat e dyshuar këshillohen të qëndrojnë të izoluar në banesë deri në daljen e rezultatit. Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit.

Menjëherë pas marrjes së tamponit dhe sapo kanë zbritur nga banesa e rastit të dyshuar, epidemiologët heqin veshjet mbrojtëse sipas një rregulli të caktuar. I vendosin në një qese për t’i eleminuar përmes djegies.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë, ku, pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. Ndërsa epidemiologët nisen në vatra të tjera, për të hetuar rastet e reja.

Ndërkohë, në Tiranë, numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.