E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi, nga buron rreziku, për sa kohë shëroheni, kur merr fund kjo epidemi…
Publik News

Koronavirusi, nga buron rreziku, për sa kohë shëroheni, kur merr fund kjo epidemi…

E gjithë bota është e frikësuar nga koronavirusi që ka infektuar dhe prekur një numër të lartë njerëzish. Në vendin tonë sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi ndërsa zyrtarisht janë raportuar 11 të infektuar.

Të gjithë ne kemi disa pyetje në mendje që na shqetësojnë rreth koronavirusit që po ‘gjunjëzon’ botën. CNN ka zgjedhur tu japë përgjigje disa pyetjeve të rëndësishme që tregojnë sa kohë na duhet për tu shëruar nga koronavirusi, a ekziston rreziku për tu infektuar nga kafshët, kur do marrë fund kjo epidemi etj.

1.Sa kohë na duhet për t’u shëruar?

Shumica e personave të prekur shërohen, por për këtë duhet një kohë e gjatë.

“Duhen deri në gjashtë javë për t’u shëruar nga kjo sëmundje. Personave që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera të rënda i’u duhen muaj për t’u shëruar”, tha Dr. Michael Ryan nga Organizata Botërore e Shëndetit.

2.A mund të infektohemi nga kafshët?

Jo. Nuk ka asnjë provë që tregon që kafshët të tilla si macet dhe qentë mund të jenë të infektuar apo të të infektojnë”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

3.Sa kohë më duhet të dal nga izolimi pasi jam shëruar?

Vendimi kur një person mund të dalë nga izolimi bëhet rast pas rasti. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxorën udhëzime se kur dikush shërohet duhet të nxirret nga izolimi. Personat e prekur të lënë izolimin duhet të plotësojnë këto kritere:

– Pacienti nuk ka më ethe pa përdorim e ilaçeve për uljen e etheve;

– Pacienti nuk ka më simptoma, përfshirë kollën;

– Pacienti ka rezultuar negativ në të paktën në dy testime të njëpasnjëshëm;

“Dikush që është larguar nga izolimi nuk konsiderohet rrezik infeksioni për të tjerët”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

4.Gripi infekton shumë më tepër njerëz dhe vret shumë persona, më shumë sesa koronavirusi. Pra, pse të gjithë janë aq të shqetësuar për koronavirusin?

Është e vërtetë, rreth 20,000 deri në 52,000 amerikanë kanë vdekur nga gripi që nga tetori, sipas vlerësimeve të OBSH. Në mbarë vendin, gripi ka infektuar rreth 34 milion deri në 49 milion njerëz.

Koronavirus ka vrarë 31 amerikanë që nga shkurti dhe ka infektuar të paktën 1.000 në mbarë vendin.

“Ka një ndryshim nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm mund ta përballoni koronavirusin, por nëse jeni më i moshuar dhe nëse keni sëmundje kronike është shumë e vështirë. Ekziston një “shkallë shumë e lartë e vdekshmërisë, një në gjashtë persona mbi moshën 80 vjeç dhe me sëmundje kronike të rënda vdesin”, tha epidemiologu Dr Abdul El-Sayed.

Për ti shpëtuar gripit ti mund të bësh një vaksinë ndërsa për koronavirusin nuk ekziston një e tillë.

5.A mund të infektohem nga pakot që vijnë nga Kina?

Jo. “Koronavirusi i ri nuk mund të transmetohet përmes mallrave të prodhuara në Kinë ose ndonjë vend tjetër që është i prekur nga Covid-19”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit .

“Edhe pse koronavirusi i ri mund të qëndrojë në sipërfaqe për disa orë ose deri në disa ditë (në varësi të llojit të sipërfaqes), nuk ka shumë të ngjarë që virusi të jetojë në një sipërfaqe pasi do të zhvendoset dhe do të përballet me ndryshim temperature.

“Pastroni duart me bazë alkooli ose lani me sapun dhe ujë”.

6.A janë fëmijët më të rrezikuarit?

“Personat e rinj në moshë fatmirësisht duket se janë më të fortë për ta përballur sëmundjen”, tha mjeku Sanjay Gupta.

Si të gjithë të tjerët, fëmijët duhet të lajnë duart shpesh për të paktën 20 sekonda , të qëndrojnë të paktën 3 metra larg nga kushdo që kollitet ose teshtin dhe të ndalojnë së prekuri fytyrën e tyre- gjë që është shumë më e vështirë sesa tingëllon.

7.A është koronavirusi veçantisht i dëmshëm për gratë shtatzëna?

Ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme, duke marrë parasysh që virusi është shfaqur disa muaj më parë.

Studiuesit ende nuk kanë informacione apo raporte shkencore në lidhje me ndjeshmërinë  e grave shtatzëna”, tha OBSH.

“Bazuar në raporte të rasteve të kufizuara, (p.sh. lindja e parakohshme) foshnjet kanë rezultuar poZitiv me Covid-19 pasi dhe nëna ka qënë e prekur. Sidoqoftë, nuk është e qartë se këto rezultate kanë të bëjnë me infeksionin e nënës”, deklaron OBSH.

8.Kur do të përfundojë kjo epidemi?

Askush nuk e di me siguri. Presidenti Donald Trump sugjeroi që koronavirusi mund të zhduket kur moti të filloi të ngrohet, por shkencëtarët thonë se është shumë herët për ta thënë këtë.

Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar i’u përgjigj supozimit të Donald Trump që koronavirusi mund të dobësohet kur koha të ngrohet.

“Ajo që presidenti po thotë është që ne shpresojmë se do t’i përgjigjet mënyrës sesi bëjnë viruset e tjera që nuk jetojnë në nxehtësi. Por ai gjithashtu mund të ragojë si dikur virusi SARS që vazhdoi edhe në kohë të ngrohtë”, tha Azar.

Shkruar nga CNN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.