E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi përhapet në 50 shtetet e SHBA
Publik News

Koronavirusi përhapet në 50 shtetet e SHBA

ë 50 shtetet e SHBA janë prekur nga koronavirusi, përfshi edhe kryeqytetin Uashington DC.

Virxhinia Perëndimore u bë shteti i fundit që konfirmoi rastin e parë këtë të martë. Të mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe numri i të infektuarve i ka kaluar 5 mijë, një numra që ekspertët thonë se do të rritet.

Shkollat, zyrat, baret, restorantet dhe shumë dyqane mbeten të mbyllura nëpër qytetet kryesore të SHBA-së.

Autoritetet kanë përforcuar thirrjet për distancim shoqëror, një nga masat më të rëndësishme për të ulur ndjeshëm transmetimin e koronavirusit te persona të tjerë.

Kryebashkiaku u Nju Jorkut tha se po konsideron karantinimin e qytetit, duke bllokuar hyrje-daljet. Në zonën e Gjirit të San Francisko, gjashtë qarqe janë mbyllur pothuajse plotësisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.