Koronavirusi po bën një gjë shumë të mirë
Ai po na tregon se çdo të thotë të jetosh i abuzuar dhe pa asnjë të drejtë.
Ku shteti ka në dorë gjithçka dhe vendos se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ty.
Shteti vendos kur duhet të dalësh, çfarë duhet të veshësh, si duhet të ushqehesh, me kë duhet të shoqërohesh.
Na bën të jetojmë në ankth dhe panik nga frika e një armiku të jashtëm duke shkatërruar fibrën që na mban bashkë.
Na mëson të dyshojmë për këdo ,deri edhe për njerëzit tonë më të afërt.
Na dëshmon se ai na do më shumë se sa ne e duam veten.
Masat ndëshkuese që merr, i merr nga dashuria e madhe që ka për ne, por ne jemi aq injorantë sa nuk e kuptojmë këtë.
Na tregon gjithashtu se kush del kundër vullnetit të shtetit do të ndëshkohet në mënyrë shembullore.
Na tregon që askush nuk ka asnjë vlerë dhe rëndësi, përveç udhëheqësit suprem.
Koronavirusi po i tregon botës se si është socializmi i vërtetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



