Koronavirusi shënon 366 viktima në Itali. Kryebashkiaku i Bergamos apel qytetarëve: Situata dramatike
Aktualisht në Itali janë 6387 të infektuar me koronavirus, 622 pacientë të shëruar dhe 366 persona kanë humbur jetën.
Qeveria italiane ka “mbyllur” Lombardinë dhe 14 provincat e tjera.
Në Lombardi, kompania ajrore “Alitalia” njofton për ndalimin e fluturimeve në Malpensa dhe uljen e atyre në Linate.
Nga ana tjetër kryetari i qytetit të Bergamos, Giorgio Gori u bën apel të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, sepse situata me urgjencën e koronavirusit është shumë e rëndë, në fakt tashmë situata është në një ekstrem.
“Nëse nuk veprojmë në mënyrë drastike për të ndaluar përhapjen e virusit, deri në fund të marsit nevoja për shtretër për pacientët me koronavirus do të shumëfishohet dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensiv do jetë më i lartë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



