E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova është një çështje shqiptare !!!
Publik News

Kosova është një çështje shqiptare !!!

Prej nesh Kosova nuk mund të shihet kurrsesi si një çështje amerikane, apo europiane, dhe aq më pak ruse apo serbe.

Pavarësisht rendit botëror, sjellja jonë kombëtare nuk mund të ketë ekuivok. Duket sikur Serbia në këtë moment ka erën me vete. Por, sa herë kemi përdorur si strategji kombëtare “kthe fletën nga fryn era” kemi humbur keqaz. Faktori shqiptar duhet të përkufizojë publikisht interesin e vet kombëtar. Dhe rrugët që mendon se duhen ndjekur për ta plotësuar këtë interes. Kjo çështje nuk mund të jetë e mbuluar nga sekreti shtetëror. Sidomos kur askush nuk është në gjendje të thotë saktësisht çfarë fitojmë e përfitojmë si qytetarë shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës. (kujdes! Këtu nuk diskutoj fare çfarë fiton Edi dhe Albini)

Çdo hall i Kosovës është hall i Shqipërisë. Por, a po i shërben sot Tirana Prishtinës? Mendoj se çdo lëvizje, qëndrim që realizon supremacinë e Serbisë mbi Kosovën është i gabuar. Është një qasje bythaxhiu. Maksimumi është një fotografi e bukur personale, por një dëm i madh kombëtar. Nuk mund gjunjëzimi i Kosovës të shërbejë për të zgjidhur hallet e Bosnjes dhe të Ukrainës. Boshnjakët e Ukrainasit t’i dalin vetes për zot.

Çfarë fiton Kosova nga heqja e taksës me Serbinë? Dinjitet? Njohje? Reparacion?
A bëhet ajo ekonomikisht më e fortë? Jo. Përkundrazi! Atëhere taksa është e drejtë!
A fiton ajo njohje diplomatike? Deri tani nuk kemi asnjë garanci për këtë. Përkundrazi, për shkak të Serbisë, Kosovës i janë tërhequr një sërë njohjesh. Cili ka qenë roli i Shqipërisë për ta ndaluar këtë proçes retrograd? A ka dhënë rezultat?
A njeh Serbia me heqjen e taksës, krimet që ka kryer në Kosovë?
A rriten marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë, me heqjen e taksës me Serbinë? Jo! Përkundrazi! Shqipëria i ka vënë 5 Euro taksë mijëra Kosovarëve që hyjnë në Shqipëri, dhe 0 Euro taksë 3 serbëve që hyjnë nga Hani i Hotit.

Pra, nëse Albini do shkojë drejt heqjes së taksës me Serbinë, më përpara duhet të shpjegojë në Kosovë cilat janë përfitimet ekonomike, diplomatike, kulturore, kombëtare prej këtij veprimi. Përndryshe të iki në shtëpi, edhe pse mezi arriti të bëjë qeverinë. Sa më shpejt aq më mirë. Çdo afrim i pargumentuar dhe i matshëm me Serbinë mund të përkëdhelë sedrën e Albinit, por kurrsesi atë të Kosovës. Atë çka ajo është, dhe çka don të jetë.

Ndoshta gabohem në këto mendime të mijat. Ndoshta të gjitha pyetjet e mija e kanë përgjigjen që favorizon Kosovarët, të mëdhenj e të vegjël. Ndoshta Kosovarët do kenë më shumë njohje, dinjitet, ekonomi, punësim, pasuri prej një marrëdhënie me Serbinë, ashtu siç e do Serbia. Ndoshta?!

Nuk po diskutoj fare, qasjen kombëtare të Edit ndaj marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Është si të pyesësh, jo a fluturon gomari, por çfarë është duke menduar ai, mbasi ka fluturuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.