E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/ Dyshime se janë të pjesëtarëve të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjska
Lajme

Kosovë/ Dyshime se janë të pjesëtarëve të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjska

Konfiskon 30 armë në veri!

Policia e Kosovës ka konfiskuar 30 armë në total gjatë një operacioni në veri të vendit, të cilat sipas saj, lidhen me dy pjesëtarë të grupit që kreu sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në fshatin Banjskë, ku u vra një oficer i policisë dhe tre sulmues të armatosur.

Operacioni për konfiskimin e armëve është kryer dje (14 qershor) në bashkëpunim me Agjencinë e Zbulimit dhe janë konfiskuar armë shpërthyese TM 100, armë të gjata, revole, fishekë dhe pajisje tjera.

“E konsiderojmë që këto dy lokacione kanë emra, do të thotë janë të lidhur me lokacionin e parë me Marjan Radojeviç ndërsa lokacioni i dytë lidhet me Zharko Cvetkoviç, që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës.

Ne konsiderojmë që ky armatim dhe këto pajisje gjinden aty për një kohë më të gjatë”, tha gjatë një konference shtypi zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Nga ana tjetër, edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla shkroi në rrjetet sociale se në veri të vendit janë konfiskuar sërish armë, eksplozivë e municion dhe kjo sipas tij falë vigjilencës së shtuar të institucioneve dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.

Më 24 shtator të vitit 2023 një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, në një ngjarje që ngriti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit dhe zyrtarët në Prishtinë kanë paralajmëruar mbi rreziqet nga përsëritja e sulmeve të dhunshme nga siç thuhet “strukturat kriminale të Serbisë”, ngjashëm me sulmin e 24 shtatorit.

Beogradi zyrtar ka mohuar çfarëdo lidhje me grupin e armatosur duke paralajmëruar ndjekjen penale të ish zyrtarit lokal serb Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.