E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë, sot përpjekja e 37’të për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosovë, sot përpjekja e 37’të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të mblidhen sërish nesër në një përpjekje të re, të 37-tën me radhë, për ta konstituar Kuvendin.

Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. VV ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet ‘figurë përçarëse’.

Pas disa dështimesh për zgjedhjen e saj, tash e disa javë po mundohet ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e saj, në të fshehtë. Partitë tjera janë kundër.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Sa herë që ky Komision hidhet në votim, dështon kalimi në mungesë kuorumi.

“Me 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje”, ishte rezultati i seancës së fundit.

Edhe ditën e sotme pritet situatë e njëjtë. Seanca do të nis në orën 11:00.

Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë sonte se janë lodhur duke ia lëshuar rrugën kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.