E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ ‘hap thesin’, ja sa para përfiton secila parti
Flash

KQZ ‘hap thesin’, ja sa para përfiton secila parti

Komisioneri Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar shumat monetare që përfitojnë subjektet zgjedhore që nuk kanë përfituar nga paradhënia për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Fondi i vendosur në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse ishte 150 milionë lekë.

Partitë që përfitojnë nga fondet paszgjedhore janë partitë që nuk kanë përfituar fonde paradhënëse dhe kanë marrë jo më pak se 1% të votave, në rang vendi.

Subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat përfitojnë kompensim paszgjedhor janë:

  • Lëvizja “Bashkë” në vlerën 2 milionë e 307 mijë e 418 lekë.
  • Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” në vlerën 3 milionë e 834 mijë e 362 lekë.
  • Partia “Mundësia” në vlerën 4 milionë e 601 mijë e 488 lekë.
  • Koalicioni Euroatlantik në vlerën 1 milionë e 963 mijë e 190 lekë.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.