E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ miraton rregulloren për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje
Lajme

KQZ miraton rregulloren për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje

Ja dokumentet që duhen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e dokumentacionit që do t’i duhet një emigranti regjistrimin në zgjedhjet e 2025-ës. Fillimisht KQZ-ja njofton se për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, emigrantët duhet të dokumentacion që vërteton qëndrimin jashtë Shqipërisë dhe adresën nga ku votojnë.

Të dhënat e identitetit të shtetasit verifikohen nga KQZ-ja në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga DPGJC-ja regjistrimi në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i adresës së shtetasit që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në një rubrikë të veçantë.

Gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën një nga dokumentet e përcaktuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë, që aplikojnë në (PER) për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit, nuk mund të jetë më shumë se 6 (gjashtë).

Vetëm për shkaqe të përligjura, dhe pas paraqitjes së dokumentacionit provues ligjor, PER do të lejojë regjistrimin në të njëjtën adresë të më shumë se 6 shtetasve shqiptarë.

Dokumentet e nevojshme:

1. Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

2. dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse.

3. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

4. dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetim/statement bankar etj), e cila përmban adresën e banimit;

5. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

6. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;

7. kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

8. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;

9. Leje drejtimi (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;

10. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

11. çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.