E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kremlini i vendosur për të vijuar luftën në Ukrainë
Publik News

Kremlini i vendosur për të vijuar luftën në Ukrainë

Kremlini ka bërë me dije këtë të martë se sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës .

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit të cilat filluan ditën e djeshme, nuk kishin plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.

Peskov hodhi poshtë si të rreme akuzat për sulme të forcave ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe atyre me vakum ndaj Ukrainës.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës së luftës në terren, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.