E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krenar për vajzën që i tregoi rektorit se nuk ka as dinjitetin minimal të një njeriu të thjeshtë
Sot

Krenar për vajzën që i tregoi rektorit se nuk ka as dinjitetin minimal të një njeriu të thjeshtë

Këto dialogjet e kryeministrit janë si mallrat kineze që falsifikojnë emra kompanish të njohura, për t’u dukur si firmato: Versaze, Armami, Chamel…

Kryeministri po përpiqet me sforcim të madh të falsifikojë një dialog në kushtet kur protestuesit nuk e qasin. Për këtë i duhen rektorë e dekanë të klonuar, që pranojnë të bëhen shagu i derës ku ai fshin këpucët e baltosura në batakun e korrupsionit dhe degjenerimit.

Më vjen keq që shoh rektorë pa rrasht, që pranojnë të pozojnë si barbi me kollare, në monologjet banale të spektaklit qeveritar të vrerosur nga turpërimi që i bënë studentët. Është e trishtë të shohësh akademikë që i servilosen pushtetit aq sa të pranojnë të marrin mbi vete një pjesë të baltës së tij. Ky vetmohim ndaj pushtetit i rreshton ata në ikonat e budallepsjes dhe nënshtrimit njerëzor si Pal Vata në kohë të Enverit apo Uka i Unazës së re në epokën e Lali Erit.

Krenar për vajzën që doli nga mbledhja, e që i tregoi rektorit se mosha, pervoja, gradat shkencore nuk e kane ndihmuar të ketë as dinjitetin minimal të një njeriu të thjeshtë. Turp për të gjithë ata që pranojnë të behen dekor i një spektakli të trishtuar të një pushteti të kalbur e të trembur si ky, që nuk di ku të kapet për tu mbajtur. Dinjiteti është në shesh me protestuesit, jo në sallat e inskenuara të propagandës së një qeverie në panik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.