Kreshnik Osmani: Ftojmë zonjën Yuri Kim të vije të bëjë nja dy ditë plazh në Durrës

Kreshnik Osmani kryetar i Partia Shqiptare “Atdheu” ngre alarmin për plegrat që po mbysin qytetin bregdetar dhe i bën ftesë ambasadores amerikane që tē kalojë dy ditë pushime në Durrës dhe pastaj të flasë pak me prokurorët e SPAK për mafian e plehrave në Durrës dhe Tiranë…

Kur plehrat pushtojne rruget e një populli kjo tregon se lartesite e tij janë pushtuar nga merimangat helmuese. Plazhi i Durresit Vritet me skeme prej viteve të gjata. Skema 1 eshtë që nisin punimet dhe hapin kanale sa fillon sezoni i plazhit. Skema 2 eshtë mbulimi i rrugeve me plehra sepse mafia e pleherave fiton tenderat, mbledh vota për mafien ne pushtet dhe nuk i kerkon njeri llogari për zhulin e lene rrugeve. SPAK të hetoje mafien e pleherave dhe kryebashkiaket e lidhur me të. Vrasja e programuar e Durresit ka qellim transferimin e turizmit ne Jug të Shqipërise tek reportet e kokaines dhe të oligarkeve që rriten çdo dite tek sqetulla aromekeqe e Regjimit të Tiranës.
Ftojme zonjen Yuri Kim të vije të beje nja dy dite plazh ne Durres dhe ti nise SPAK-ut rekomandimet e duhura. Xhirot ne det i bejme me pedalino ketu sepse jahtet e çunave me të cilet ka pune SPAK-u janë ne Jug!
Mali i Robit! Korrik, Zhul, Kolere, Malarje, temp 40 grade!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



