Kreshnik Osmani:Ti ndalim duart qe duan t’i vene shkrepsen Shqiperise.
Para tre ditesh, -jo pa qellim- i bera thirrje organeve shqiptare te intelegjences , atyre te Sigurise Kombetare dhe te Zbulimit, qe te marrin ne mbrojtje objektet e Kultit islame dhe te krishtera si dhe personazhet publike muslimane dhe te krishtere qe jane bere pjese e debatit mbi Skenderbeun.
Sot Shaban Murati i ben nje tjeter thirrje kujteses se shqiptareve -ne te njejten linje-, duke u kujtuar atyre nje citim te nje publicisti te sherbimeve Serbe- Dejan Luçiç i cili citon ne Janar te 2017:
“Doni të shkatërroni shqiptarët? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman. Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet, nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe. Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar.”
Te dyja keto thirrje jane publikuar vetem nga nje portal online dhe nga faqet personale te fejsbukut.
Pyetja qe lind eshte: Po kjo linje perse nuk eshte e pranishme ne media?! Perse ka bllokade ndaj kesaj linje te mendimit?!
(Qe te mos merret personale) Me keto mediat tona personalisht nuk kam asnje lloj kompleksi sepse kam provuar qe heret studiot dhe “tytat” e renda te kamerave prestigjioze boterore dhe shume nga keta analfabetet gazetaruce te ketushem as qe i llogaris fare.
Ajo qe dua te them eshte se ky debat eshte nje orkester e ndyre qe eshte e kurdisur per sherr dhe e orkestruar me kujdes prej duarve qe duan t’i vene shkrepsen Shqiperise.
Mendimi i moderuar shqiptar qofte musliman apo kristian eshte i bllokuar dhe perballet me embargo, sepse behet fjale per agjenda te huaja dhe flake qe kane nevoje per karburant, jo per uje qe te shuhen. Kjo ndodh sepse sot shqiptaret, jane minoritet ne vendin e tyre. Vendi eshte dorezuar e shitur me kohe. Pritet vetem zyrtarizimi i shitjes!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



