E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Spahiu e quan të gabuar strategjinë e opozitës:  Salianji sot nuk duhet të  ishte në burgun e Fierit
Lajme

Kreshnik Spahiu e quan të gabuar strategjinë e opozitës: Salianji sot nuk duhet të ishte në burgun e Fierit

Kreshnik Spahiu ka analizuar situatën politike pas   kaosit në Kuvend. Juristi thotë se konflikti PS-PD duhej shmangur me kohë, Salianji sot nuk do ishte në burg

Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se konflikti mes Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD) ishte i evitueshëm dhe mund të ishte shmangur me negociata të mirëfillta për amnistinë penale, përfshirë edhe veprën për të cilën është dënuar Ervin Salianji.

Spahiu theksoi se ky moment nuk duhej të kishte arritur deri në këto përmasa, duke i cilësuar veprimet e opozitës si të panevojshme dhe me pasoja të rënda për individët brenda saj. Sipas tij, PD dhe Sali Berisha duhet të kishin përfshirë në negociatat për amnistinë penale edhe veprën e “kallëzimit të rremë”, për të cilën Salianji u dënua dhe sot gjendet në burgun e Fierit.

“Ky konflikt mund dhe duhej të shmangej. Nuk e kuptoj pse ka ardhur në këtë pikë. PS dhe PD patën një moment juridik kur votuan amnistinë penale, dhe pikërisht aty PD duhej të kishte negociuar amnistinë për veprën e Salianjit. Ka pasur vepra penale më të rrezikshme që janë përfshirë në amnisti, ndërsa vendimi i shkallës së parë ndaj Salianjit nuk është përfshirë. Nëse kjo do ishte bërë, sot nuk do kishim Salianjin në burg,” deklaroi Spahiu.

Spahiu e konsideron këtë si një gabim të rëndë strategjik nga ana e opozitës, duke nënvizuar se, përtej tensioneve në parlament, viktima më e madhe e këtij konflikti është vetë Salianji, i cili po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.