Kreshnik Spahiut i ‘del parashikimi’ për Hajdarin: As 2 javë dhe e hoqën nga partia e re
Themeluesi i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga debati i tij me deputeten Rudina Hajdari pak javë më parë në një emision televiziv.
Juristi në debat e sipër i tha Hajdarit që do dalë në pension 30 vjeçe, duke nënkuptuar se nuk do të zgjidhet deputete më 25 prill.
Pjesë nga debati më 19 shtator 2020
Spahiu: Ti dole në pension që 30 vjeç, ti sje më në parlamnet, po të garantoj që sot, ti s’ke shans të jesh në parlament më. Ti dogje kauzën. Ike ti u dogje politikisht. Ti se ke idenë nga politika nga drejtësia…
Hajdari: Ti po kafshon gjuhën tënddë sepse ke patu r shumë raste dhe me gojën tuaj keni thënë shumë gjëra të mira dhe më keni dhënë atribute.
Spahiu: Keni dështuar krejtësisht politikisht. Firma jote në 5 qershor i ka dhënë establishmentin Berishës, Ramës dhe Metës për të qendruar dhe 30 vjet.
Ndërkohë krahas videos ai thotë se i vjen keq që i doli parashikimi, pasi e konsideron “prishjen e marrëveshjes” me nismën Thurje një hap pas në rrugën dhe karrierën politike të Hajdarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




