E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Lëvizjes Atdheu fshikullon fort Mulin dhe Gazin e PD
Lajme

Kreu i Lëvizjes Atdheu fshikullon fort Mulin dhe Gazin e PD

Pastë faqen e zezë cdokush që e ka tradhëtuar këtë popull haptazi dhe fshehurazi.

Lëvizja Atdheu i uron Mulit, Gazit, Partisë Demokratike dhe shefit të tyre z. Berisha fitoren e Edi Ramës në Himarë. Kanë dalë të dy eksponetet emblematike te rezistences kunder te keqes për të njoftuar vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama para se të përfundojë numërimi i votave.

Ky është skeci që do të bëjnë edhe në 2025, kur t’i japin Ramës mandatin e katërt sipas pazarit Berisha –Rama dhe pastaj te shpallin nisjen e Revolucionit nga e para.

O mblidhemi sot dhe bashkohemi të gjithë dhe ndërtojmë një Opozitë ose Shqipëria shkon drejt shpopullimit vrastar dhe shpartallimit përfundimtar.

Pastë faqen e zezë cdokush që e ka tradhëtuar këtë popull haptazi dhe fshehurazi.

Edi Rama, ne nuk kemi për ta harruar kurrë, atë që ia ke bërë kësaj race dhe këtij Kombi, po na dha Zoti jete.

Mbaje shënim këtë, dërgoja sms edhe Berishës!

Kreshnik Osmani

Lëvizja Atdheu

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.