E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza e koalicionit në Kosovë, reagon ashpër BE: Kujdesuni për qytetarët
Publik News

Kriza e koalicionit në Kosovë, reagon ashpër BE: Kujdesuni për qytetarët

Bashkimi Evropian i paralajmëroi politikanët kosovarë se prioritet i tyre në këto momente duhet të jenë qytetarët dhe jo interesat politikë.bruksel

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, i bëri komentet pas nismës së Lidhjes Demokratike në Kosovë për mocion mosbesimi kundër Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Situata aktuale dhe e paparë me COVID-19 kërkon konsensus, unitet politik dhe qëllime të përbashkëta. Andaj, theksojmë: Partitë politike, para së gjithash, duhet të brengosen për të mirën e njerëzve dhe jo interesat partiake”, tha Pisonero, duke theksuar se institucionet evropiane po i monitorojnë nga afër zhvillimet në Kosovë.

Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të botës, po përballet me pandeminë e koronavirusit COVID-19.

Kurti ka shkarkuar këtë javë ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, duke thënë se ai nuk i ka mbështetur qëndrimet e qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme rreth koronavirusit dhe se ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje.

Në përgjigje, LDK-ja – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.