E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakja e Durrësit 123 MLN lekë për plakun prej dëbore
Lajme

Kryebashkiakja e Durrësit 123 MLN lekë për plakun prej dëbore

Erdhi Viti i Ri për Emiriana Sakon! 123 milionë lekë shpenzon kryetarja e Bashkisë Durrës për zbukurimet që do të bëjë për festat e fundvitit. Konkretisht, Sako ka hapur më datë 27 tetor tenderin me objekt “Blerje Dekori, viti 2023”, për të cilin ka lënë në dispozion 123 milionë lekë.

Pse duhen kaq shumë lekë për zbukurimet? Do të blihet pema, një plak bore, disa zbukurime dhe drita në murin e godinës së bashkisë. Ndërkohë për Sakon festa fillon tani në… tavolinën e komisionit të tenderit.

Në dokumentet që shoqërojnë prokurimin evidentohet se do të blihen drita për veshjen e fasadës së Bashkisë.

Madje specifikohet që të jenë drita me efekt special dhe që të mbulojnë të tërë godinën.

“E gjithë linja e dritave të montohet sipër një zgare alumini. E cila do të jetë e kapur në fasadën e jashtme të Bashkisë pa e dëmtuar atë. Dritat do të jenë LED i ngrohtë dhe 100% flash. Vargjet e dritave të jenë të vendosura jo më shume se 10cm larg nga njëra tjetra. Specifika e dritave: 100LEDS/10M/SE lidhje seri me këllëf dhe silikon në çdo llampe,IP44, kabulli+3A CONVERTOR+IP44. Standarte për BE për përdorim të jashtëm. Specifika e Aluminit : Profil20x20 , i kapur në fasada pa dëmtuar fasadën e jashtme të godinës . Sipërfaqja që do të vishet me drita”,  thuhet në dokument.

Me kaq lekë jo vetëm që zbukurohet Durrësi, por Sako mund të blinte edhe pako me ushqime e dhurata për të gjithë të varfrit e qytetit! Por, kryetarja nuk do t’ia dijë dhe këtë punë e bën çdo vit. Të paktën të përdorte zbukurimet e vjetra një vit dhe t’ia kursente buxhetit këto para. Madje ajo këtë vit, Sako ka shtuar 20 milionë lekë më shumë në këto shpenzime, sepse vjet fondi për zbukurime ishte 100 milionë lekë.

Nuk jemi aspak kundër që Sako të zbukurojë qytetin dhe t’i jap atmosferë, por i kërkojmë që planet t’i bëj me këmbë në tokë. Kujtojmë se  në tre vitet e fundit për këtë tender ka dalë firma “Iceberg Communication”, në pronësi të  Rafaela Rica.

Në vitin 2020, Rafaela Rica ka marrë edhe një tender tjetër tek Emirjana Sako. Këtë herë me vlerë  mbi 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë.

Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor për Ricën. E cila, më pas shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në dreka dhe darka, pa munguar edhe në festa speciale. Ndërsa këtë vit, Sako ka shtuar edhe 16 milionë lekë të tjera për kompaninë e saj. Me sa duket dekoret qenkan shtrenjtuar.

Ndërkohë edhe në vitin 2022, kompania e saj mori 100 milionë lekë nga Sako pa asnjë konkurrent përballë. A do ta marrë Rica edhe këtë vit dhuratën nga Sako për Krishtlindjet? Një gjë është e sigurt, durrsakët nuk janë të lumtur që “dhuratat” paguhen me taksat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.