E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Pukës filmua duke i bërë presion qytetarit: Po diskutoja me njeriun tim, ishte gjendje e eksitume
Flash

Kryebashkiaku i Pukës filmua duke i bërë presion qytetarit: Po diskutoja me njeriun tim, ishte gjendje e eksitume

Në rrjetet sociale, dje u bë virale një video ku kreu i Bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj dukej që po dhunonte duke kapur për fyti një qytetar. Në një intervistë për mediat, Gjonaj deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt mes tij dhe qytetarit, por vetëm tërheqje vëmendjeje.

Sipas kryebashkiakut qytetari që po konfliktohet me të është njeri i tij, konkretisht trajneri i fëmijëve të qytetit. Për Gjonajn, videoja e publikuar dje është montim nga përfaqësues të opozitës, me shpresën për të fituar në zgjedhjen e 14 Majit.

“Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im. Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që ti përdorin në fushatë. Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. S’ka asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë”, është shprehur Gjonaj në Fax News

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.