Kryediplomati zbret në Athinë dhe thotë se qëndron në anën e saj: Shkéndija më e vogël mund të çojë në katástrofë
Gjermania ka dalë me një deklaratë të fortë përmes ministrit të Jashtëm, Heiko Maas i cili ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi ku është takuar me homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke në lidhje me marrëdhëniet mes shtetit helen dhe atij turk.
Vizita e tij në shtetin fqinj ka pasur ë fokus pikërisht tensionin mes Greqisë dhe Turqisë për ujërat e Mesdheut Lindor. Maas është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, kur ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Europian qëndrojnë në anën e Greqisë.
“Qëllimi kryesor i vizitës time, dhe me këtë nuk zbuloj ndonjë sekret, është situata e tensionuar në Mesdheun Lindor. Përshkallëzimi i situatës ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ne, anëtarët e tjerë të BE-së dhe NATO-s. Unë do të vazhdoj udhëtimin tim për në Ankara për të vazhduar bisedimet për Mesdheun Lindor. Jam sot këtu me dy mesazhe. E para, Gjermania dhe BE qëndrojnë fort në anën e Greqisë. Dhe mesazhi i dytë është se ajo që nevojitet tani është vullneti për dialog mes palëve”.
Kryediplomati gjermane i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, që një incident sado i vogël mund të shkaktojë katastrofë mes dy vendeve.
Ai tah se një tensionim i mëtejshëm do të sillte një panoramë të papërshtatshme për shekullin e XXI dhe se Gjermania do të bënte gjithçka për ta parandaluar teksa ka zbuluar se vendi i tij do të ndërmarrë hapa konkret për dialog mes palëve.
“Situata në Mesdheun Lindor është si të luash me zjarrin. Shkëndija më e vogël mund të çojë në një katastrofë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos lejuar që kjo të ndodhë. Është një pamje e paimagjinueshme që nuk i përshtatet shekullit XXI”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



