E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeinspektorja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, 3 vite pa deklaruar pasuritë e saj
Lajme

Kryeinspektorja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, 3 vite pa deklaruar pasuritë e saj

Filtri ligjor për pasuritë e zyrtarëve, është Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, por kryetarja e këtij institucioni Evgjeni Bashari nuk e zbaton ligjin, duke fshehur pasuritë e tyre, madje për funksionarët e lartë, nuk bën fare hetime pasurore, duke lëshuar vërtetime false.

Në vitin 2023, krye inspektorja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, ka raportuar se ka zbuluar vetëm 21 zyrtarë të nivelit të ulët, që dyshohen për pasuri të pa justifikuara, 15 nga të cilët janë vetë-deklaruar pas largimit nga detyrat që kanë pasur.

Pra, nga 2310 zyrtarë në detyrë, që detyron ligji i vetë-deklarimit dhe kontrollit të pasurive; drejtuesja Evgjeni Bashari me 73 inspektorët e saj, paskan zbuluar vetëm 6 zyrtarë aktual e 15 ish-zyrtarë të nivelit të ulët dhe asnjë zyrtarë i lartë.

Kur gjatë investigimit që bëri “Pamfleti”, rezultoi se kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sali Berisha e Ilir Meta dhe 14 ministra, 42 krye bashkiakë, 192 drejtues të drejtësisë, policisë, kompanive e agjencive shtetërore, kanë pasuri sheikësh.

Këta kanë mashtruar sikur i kanë vënë me burime të ligjshme, ndërsa ILDKPI u plotëson raporte pasurore false; megjithëse e di, që i kanë vënë me korrupsion e vjedhje, gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore që kanë pasur e kanë.

Kështu do ndodh, kur vetë drejtuesja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, që duhet të kontrollojë zyrtarët; prej 3 vitesh në këtë detyrë, nuk ka deklaruar pasuritë e saj, ngaqë ka shumë pasuri të vëna me korrupsion, kur ishte shefe dosjesh në Gjykatën e Lartë dhe Inspektore, Shefe Kabineti e Sekretare e Përgjithshme në ILDKPI deri në dhjetor 2020 kur u emërua me votat e PS, PD, LSI.

Shefja e ILDKPI, nuk mund të verifikojë, deklarojë e kallëzojë në SPAK, realitetin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit, kur me Vendim Nr. 10, datë 25 janar 2024 të Qeverisë e Kuvendit, asaj dhe inspektorëve u janë rritur pagat me 70%, duke nisur pagesa nga muaji prill 2023.

Mashtrimi i saj me verifikimet e pasurive, është zbuluar në rastin e 117 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të shkarkuar nga Vettingu për pasuri të paligjshme; për të cilët, Evgjenia e ILDKPI, kishte lëshuar vërtetime sikur i kishin pasuri të ligjshme.

Siç ka deklaruar “të pastra”, pasuritë prej sheikësh të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, Sali Berishës, Edi Ramës, Ritvan Bodes, Blendi Gonxhes, Blendi Klosit, Gent Sejkos, Belinda Ballakut, Niko Peleshit, Anila Denajt dhe Ceno Klosit të tatimeve e Gent Gazhelit të doganave.

Madje dhe për kunatën e Mirel Mërtirit të landfilleve, prokuroren Mariola Mërtiri që e shkarkoi Apeli i Vettingut për pasuri të paligjshme si dhe për krye policin e arrestuar Oltian Bistri, të cilit iu sekuestruan 1 milionë Euro pasuri, Evgjeni Bashari e ILDKPI, ka lëshuar vërtetime sikur i kanë pasuri të ligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.