E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi në SHBA, takohet me profesor Daniel Serwer
Politikë

Kryemadhi në SHBA, takohet me profesor Daniel Serwer

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune.

Ajo është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Në një njoftim në faqen e saj në facebook ajo njofton takimin që ka zhvilluar në Washington me profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins

Ja postimi i saj i plotë

Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins. ( https://www.sais-jhu.edu/daniel-serëer)

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.

Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.