E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Sot shqiptarët ende të paplotësuar për faj të …
Lajme

Kryemadhi: Sot shqiptarët ende të paplotësuar për faj të …

Në 27 vjetorin e rrëzimit të simbolit të fundit komunist, atë të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar shprehet se ende, shpresa e shqiptarëve mbetet e paplotësuar, e kjo për shkak të “diktatorëve të vegjël” që qeverisin vendin.

Kryemadhi i drejtohet qeverisjes së socialistëve, për të cilët shkruan se kanë ende në kokë modelin e ish regjimit diktatorial që mbajti të ngërthyer Shqipërinë për më shumë se 45 vjet. Po e mbajën ende peng Shqipërinë po të njëjtët diktatorë, shton më tutje Kryetarja e LSI-së, e cila përfundon me këto fjalë postimin e saj në rrjetin social.

POSTIMI I PLOTË

27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit janë ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë.

Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kryemadhi-sot-shqiptaret-ende-te-paplotesuar-per-faj-te-diktatoreve-te-vegjel-502196/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.