E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri grek   nuk heq dorë  nga gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë i Belerit
Lajme

Kryeministri grek nuk heq dorë nga gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë i Belerit

Mediat greke vazhdojnë të sulmojnë qeverinë shqiptare për çështjen e Fredi Belerit. Pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, postoi në platformën Instagram disa fotografi nga ky takim.

Në fotot e postuara ishte dhe një me kryeministrin Edi Rama, ku Mitsotakis kishte shkruar që interesat e Greqisë ishin marrë parasysh, ndërsa tha se duhet të ketë më shumë mbështetje për shtetet kandidate të Bashkimit Evropian.

“Puna e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel ka përfunduar. Shqetësimet greke janë marrë parasysh dhe ka një mirëkuptim të përgjithshëm nga ana e Bashkimit Evropian që, veçanërisht për emigracionin, duhet të ketë një mbështetje më të madhe, më shumë financime, veçanërisht të vendeve që janë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, u shpreh Mitsotakis.

Po për mediat greke kjo nënkupton që pavarësisht ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit.

Greqia ka kërcënuar se do bllokojë integrimin e Shqipërisë, për shkak të Belerit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.