E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Polic me vizion te qarte per qeverisjen
Sot

Kryeministri Polic me vizion te qarte per qeverisjen

Kryeministri ka nxjerre nje mesazh promocional ku shpjegon vizionin e tij per Qeverisjen, tregon rolin e gjobave ne qeverisjen e tij. Shpjegon per shqiptaret se shkollat, spitalet, rruget te gjitha investimet kapitale nuk financohen nga taksat por nga gjobat, nuk financohen nga te ardhurat tatimore, por nga te ardhurat jotatimore. Keshtu quhen gjobat ne ligjin e buxhetit te shtetit. Nese rastis qe qytetaret te respektojne ligjin dhe te mos marrin gjoba, sipas vizionit te Edi Rames, nuk do te kete investime ne shkolla dhe spitale. Nese qytetari do te vere rripin e sigurimit, do respektoje semaforin, nuk do tejkaloje shpejtesine, pra nuk do te rrezikoje as jeten e tij as jeten e te tjereve, sipas vizionit te Edi Rames, do t’ i beje nje dem te madh vendit.
Per Edi Ramen, gjobat jane e ardhura kryesore ne buxhet, se me ato para behen investimet publike. Ndaj nese shihni gruper policesh rrugore qe ju ndalojne si kriminel, ju vene gjobe kot, nese gjeni se ju kane vene nje gjobe ne nje rruge ku nuk keni kaluar kurre, kuptoni qe kjo eshte per te miren e vendit. Bjerini pemeve, perplasini makinat, udhetoni si te cmendur se vetem keshtu mund te kemi shkolla dhe spitale.Prisni! Qe te jeni te sigurte se gjobat tuaja, jo vetem do te shtohen, por edhe do te shkojne ne vendin e duhur, votoni me pare Edi Ramen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.