E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama merr kontrollin mbi emërimet e ambasadorëve
Lajme

Kryeministri Rama merr kontrollin mbi emërimet e ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë në dorë emërimin e ambasadorëve, duke shmangur Kuvendin. Historikisht, kandidatët për ambasadorë dilnin përpara Komisionit të Jashtëm për t’u shqyrtuar përpara dekretimit nga Presidenti. Me ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, kryeministri propozon emrat direkt te Presidenti, dhe ambasadorët paraqiten në Kuvend vetëm pasi të jenë emëruar.

Ndryshime të tjera përfshijnë zgjatjen e mandatit të diplomatëve nga 3 në 4 vite dhe ruajtjen e mundësisë për emërime nga jashtë sistemit diplomatik, duke lejuar përzgjedhjen e personaliteteve të shquara për pozicionet kyçe. Kjo lëvizje ngjall shqetësime për rritjen e kontrollit të qeverisë mbi shërbimin diplomatik dhe emërimet me bazë klienteliste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.