Kryeministri Rama: S’keni ujë 24 orë? Pini 2 satelitë!
Nga Dritan Shano/
“Nuk kanë bukë të hanë? Atëhere, le të hanë kek!”
Mbretëresha e Francës, Maria Antoinetta kur fshatarët protestonin të zemëruar tek dyert e Versajës pyeti: Çfarë kanë? Ju përgjigjën: Nuk kanë bukë të hanë: Ajo ja ktheu: Atëhere, le të hanë kek!
Kështu edhe Kryeministri: S’keni ujë 24 orë? Pini 2 satelitë!
Satelitët që do lëshojë Kryeministri, njësoj si bregdeti i Jugut, ashtu dhe qendra e kodrat e Tiranës, etj., etj., u duhen konglomerateve mediatike pranë tij.
200 milionë dollarë nga tonat, nuk janë asgjë për Kryeministrin. Kjo është thjesht një PPP tjetër.
Pyetjes përdhunuese të Kryeministrit: Meqë s’kemi ujë 24 orë, nuk duhet të kemi satelitë?! i është përgjigjur Maslow shumë kohë më parë.
Edhe ujin edhe satelitët shqiptarët do i paguajnë. Por ka dy pyetje:
Çfarë përfitojnë shqiptarët nga uji 24 orë?
Çfarë përfitojnë shqiptarët nga 2 satelitë 24 orë?
Nëse nuk e dini përgjigjen, pyesni ndonjë fshatar francez si mbaroi ai muhabeti i kekut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



