E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri refuzoi interpelancën për akuzat ndaj Olsi Ramës, Bardhi përplaset me Nikollën: S’na tremb asgjë!
Lajme

Kryeministri refuzoi interpelancën për akuzat ndaj Olsi Ramës, Bardhi përplaset me Nikollën: S’na tremb asgjë!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla pasi kryeministri Edi Rama refuzoi të fusë interpelancën urgjente për akuzat ndaj të vëllait për lidhje me grupin e trafikut të drogës në Xibrakë.

“Hiqeni nga fjalori kërcënimin që do t’ju ndërpres fjalën. Çdo deputeti të opozitës i paraprihet një kërcënim që do të heq fjalën. Së dyti, trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioriteti kombëtar.

Trafiku i drogës për Ramën është padyshim çështje private dhe nëse familjarë të tu janë të përfshirë në trafik droge, padyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e trajton në Parlament.

“Ju ndërpres fjalën”, i drejtohet Lindita Nikolla dhe i fik mikrofonin.

“Nuk ka tremb asgjë rri prit me qetësi vendimin e organeve të drëjtësi, do e marrësh përgjigjen nëse ke shpifur tek organet e drejtësisë.

“Duhet të vijë ai, të mos fshihet pas teje. Frikacakë. Të vijë ai të japë llogari”, i drejtohet Bardhi.

“Nuk e vendos ti, por rregullorja e Kuvendit”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.