E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurorja e re bën lëvizjen e parë të saj në prokurori. Ja kë ka larguar
Lajme

Kryeprokurorja e re bën lëvizjen e parë të saj në prokurori. Ja kë ka larguar

Kryeprokurorja e re Arta Marku ka bërë edhe ndryshimin e parë në institucionin që drejton përkohësisht, që çuditërisht ka ardhur menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit për dy deputetët, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Është pikërisht Rovena Gashi e cila është lëvizuar nga Arta Marku. Gashi deri më tani mbante detyrën e drejtores së drejtorisë së dekriminalizimit. Në këtë vend është emëruar Arqile Koça.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.

Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.