Kryetari i bashkisë ERSEKË pranon se ka bërë operacion hundën dhe veshët
Aktori i portokallisë më shumë është lakuar në portale dhe media për abuzimet me tenderat me flamur të kuq. Rasti më i fundit ishte blerja e asftit në kohë me shi dhe borë.
(lexo)
Erjoni I KOLONJËS, bën humor me 100 MLN lekë , blen asfalt në mes të shirave
Erion Isai ka deklaruar publikisht se ka bërë operacion hundën dhe veshët. Pavarësisht se ka kryer ndërhyrje estetike “një surrat jam”,-thotë ai.
Isai shton se u nis estetikisht t’i kryente operacionet por më pas zbuloi se i kishte të nevojshme nga ana shëndetësore duke thënë “Mendoja është turp të vdesësh për hundën dhe veshët”.
Ai thotë se është njeriu më frikacak për shëndetin, teksa citon mikun e tij Besin i cili thotë se janë “dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri”.
“Në gusht nisa të bëja një operacion estetik por zbulova që kisha 83% bllokim në rrugët e frymarrjes. Kam bërë veshët dhe hundët por prapë një surrat jam.
Besi thotë ne jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri. Jam njeriu më frikacak për shëndetin. Mendoja është turp të vdesësh për hundën dhe veshët.”
Kryersekari shprehet se është ndjerë i bullizuar nga të gjitha lajmet që kanë qarkulluar për ndërhyrjet e tij dhe për këtë do marrë masa ligjore.
“Nuk i lexoj fare portalet. Nuk më vrasin goditjen nën brez. Bullizimi në këtë vend është frikshëm them ndonjëherë ku po i rris vajzat. Ke portale që ta marrin surratin ta plasin dhe të komentojnë siç i do qejfi… kush është liria e medias? Të komentosh si të duash? Nuk kam frikë që nesër pasnesër vajzat e mia të lexojnë komente nëpër portale pasi kam marrë një vendim që kur ta mbyll këtë cikël politik me avokatë do ta fitoj këtë betejë me portalet që online mos të jetë asnjë qelbusillëk që nuk ka lidhje me angazhimin tim politik”,-tha ai ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



