E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e Kuvendit i jep tenderin  121 milionë,  firmës që dha më shumë
Lajme

Kryetarja e Kuvendit i jep tenderin 121 milionë, firmës që dha më shumë

Lindita Nikolla, kryetarja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, ka realizuar një tender të dyshimtë nëpërmjet institucionit që ajo drejton. Bëhet fjalë për një tender ku fituese është shpallur kompania që ka dhënë ofertën më të lartë.

Më konkretisht procedura mban numrin e referencës REF-97035-03-01-2024. Objekti i saj është “FV skaner dhe dy ura detektorë”, me një fond limit në vlerën 10,781,332 lekë të reja pa TVSH ose gati 130 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nga dokumentacioni që disponojmë vihet re se në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Por çuditërisht është shpallur fituese ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Pavarësisht se ka ofruar rreth 25 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë se firma tjetër, kompania AlbaScan është shpallur fituese nga Kuvendi.

Kjo fimë që rezulton në pronësi të Elton dhe Elision Jorgjis, ka ofruar vlerën 10,781,332 lekë të reja pa TVSH ose gati 121 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo shifër nga ana tjetër figuron të jetë mbi 94% e fondit limit.

Nga ajo çfarë shikohet më sipër, ka dyshime tepër të forta se tenderi është një farsë dhe se fituesi ka qenë i paracaktuar, ashtu siç ndodh thuajse në pjesën dërrmuese të tenderave të organizuara nga institucionet shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.