E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja Holta Zaçaj largohet nga Kushtetuesja, gara për pasuesin hapet më 10 dhjetor
Lajme

Kryetarja Holta Zaçaj largohet nga Kushtetuesja, gara për pasuesin hapet më 10 dhjetor

Gjatë pranverës, Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet në një proces rifreskimi, i cili sapo ka nisur të prodhojë një debat politik dhe diplomatik.

E para që duhet të lërë detyrën, është kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Ajo u zgjodh gjyqtare Kushtetuese në janar të vitit 2023, por në përputhje me Kushtetutën, nuk do ta kryejë mandatin e saj të plotë 9-vjeçar, me qëllim që të ruhen balancat e institucioneve që emërojnë anëtarë në këtë gjykatë.

“Në vendimin e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj është përcaktuar zgjedhja e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese “me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese… njofton organin emërtesë për vendin vakant. Referuar këtij rregullimi ligjor, Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të Znj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024”.

Mirëpo deri më tani, Gjykata Kushtetuese nuk e ka informuar publikun për ndonjë hap drejt kësaj vendimmarrjeje duke lënë në dispozicion vetëm ditën e martë, si dita e fundit kur mund të përmbushet ky detyrim ligjor.

Nëse vetë gjyqtarja Zaçaj, apo Gjykata Kushtetuese në tërësi nuk do të kenë interpretime të ndryshme nga Gjykata e Lartë, pas datës 10 dhjetor do të hapet gara për një gjyqtar të ri Kushtetues.

Ndryshe nga Zaçaj, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë do të ushtrojë një mandat të plotë 9-vjeçar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.