Skender Bratajt i humbasin motorët e urgjencës
Kushtuan 130 MLN lekë
Rasti që do ju paraqesim sot është një ndër vjedhjet më spektakolare që i bëhet parave të shqiptarëve të shkretë. Është interesante se si ky popull mistik e i paepur, “milet” kaq kollaj si lopë me qumësht duke filluar që nga ustallarët e pushtetit e deri tek drejtorët periferikë. Njëri prej tyre është edhe Skënder Brataj, drejtor i Shërbimi Kombëtar i Urgjencës.
Ky zotëri ka organizuar në muajin gusht të 2023 një tender me objekt “Blerje motorë urgjence për sistemin shëndetësor”. Tenderi u konsiderua që atëherë me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence.

Kjo pasi në garë mori pjesë vetëm fituesi, përkatësisht bashkimi i firmave “Timak shpk & “Start Co shpk”, të cilët mbushën valixhet me rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH nga paratë tona. Por përtej vjedhjes së parë, ku fitoi pjesëmarrësi i vetëm pa konkurrencë, rezulton se ka ndodhur edhe një vjedhje e dytë.

Brataj bashkë me ministren Koçiu nxituan të propagandonin se si këta motorë do të zgjidhnin problemin e trafikut pasi do të arrinin në vendngjarje shumë më shpejt se ambulancat. Por ka një problem të vogël, madje të “vockël” fare.

Që nga momenti i prezantimit me bujë të këtyre motorëve që kushtuan 130 milionë lekë të vjetra, askush nuk i ka parë të qarkullojnë nëpër rrugë. Përsëri pacientët e shkretë kanë përfunduar brenda ambulancave që mezi vijnë, ndërsa nga motorët nuk ka asnjë gjurmë.
Pyetja që shtrohet është: Ku i humbën motorët Skënder Brataj? Përgjigja në fakt është tepër e thjeshtë. Shqiptarët janë vjedhur dy herë, duke paguar me çmim më të lartë disa motorë urgjence që askush nuk i ka parë nëpër rrugë. Besoj se kësaj radhe Skënder Brataj e meriton një ftesë në SPAK…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



