E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku i shpërndau Rama qindra miliardat e koncesioneve
Sot

Ku i shpërndau Rama qindra miliardat e koncesioneve

Mashtrues, anonimë, off-shore, ku i shpërndau Rama qindra miliardat e koncesioneve

Në Shkurt të vitit 2021, kryeministri Edi Rama mbrojti për të disatën herë procedurat e tij koncionare. Në një takim në Durrës ai u shpreh se ka tre rrugë për koncesionet – “dy prej tyre janë të këqija, janë ato që ka ndjekur opozita (e djathtë). Ne po ndjekim formën e tretë, e cila është e vetmja pse ekzistojnë koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat (PPP)”.

Nuk bëhej fjalë për një “rrugë të tretë politike”. Është një formë, e cila, siç dihej që në krye të herës dhe që po zbulohej zyrtarisht edhe nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rezultuar një mënyrë e trashë, por efikase për të shkatërruar buxhetin e shtetit.

Qeverisja e Edi Ramës është shënjuar nga të paktën 7 procedura skandaloze koncesionare (PPP), secila prej të cilave do të ishte e mjaftueshme për të rrëzuar çdo qeveri në një vend normal dhe që do të kishte krijuar nga një burg VIP për zyrtarët e përfshirë.

Tre prej këtyre koncesioneve, pavarësisht formës, janë në sektorin e menaxhimit të mbetjeve-inceneratorët e famshëm. Dhe katër të tjerë janë në sektorin e shëndetësisë, të ashtuquajturit “koncesionet e Ilir Beqjas. Mashtrues, anonimë, off-shore, shokë shkolle të ministrave, përlanë qindra miliardat e koncesioneve dhe për vite rënduan mbi taksat tona dhe me gjasë kjo peshë do të vijë duke rënduar ekonominë e vendit tonë. / boldnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.