Ku janë ambasadorët?
Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, ngriti pikëpyetje lidhur me mungesën e një reagimi nga ana e ndërkombëtarëve për situatën e tensionuar sot në Kuvend, ku pati edhe përplasje mes deputetëve dhe policisë.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Gjekmarkaj shprehu habinë e tij, duke shtuar se nuk dinte se çfarë duhet të ndodhë tjetër që të reagojnë ambasadorët.
Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbet si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikes! Policia, forcat e nderhyrjes së shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e kuvendit duke cenuar integritetin e deputeteve ! Atyre , atij deputetit Luan Baçi një polici e keqperdorur u tregoi armet! Policia kunder deputeteve është perdorur nga Pinoçeti kunder deputetëve kilianë!
Një garde lepe peqe e Qeverise po ashtu keqtrajtoi deputeten Elda Hoti ! Një rregullore dhune e miratuar dhunshem ka denuar opoziten të gjithen që mos të ketë pluralizem!
Çfarë duhet të ndodhë që ambasadoret të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin, integrimin? Kur do të flasin nesër?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



