E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku ndryshon Covid-19 nga gripi stinor?
Lajme

Ku ndryshon Covid-19 nga gripi stinor?

Dr. Arben Beqiri

Prej disa ditësh, edhe Shqipëria është prekur nga virusi vdekjeprurës covid-19. Në këtë moment të vështirë, shumë qytetarë duan të informohen më shumë rreth këtij armiku të padukshëm.

Në lidhje me këtë, Arben Beqiri ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta nga qytetarët, rreth koronavirusit.

Përgjigje pyetjeve më të shpeshta rreth Covid 19

1-Sa kohë i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes së sëmundjes?

Duhen rreth 5 ditë nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave të sëmundjes por ndonjëherë mund të zgjasë edhe 14 ditë.

2- Pasi shëroheni a fitoni mbrojtje?

Eksperienca me virusit e tjera na mëson që organizmi krijon mbrojtje, por me këtë virus te to, është akoma herët për ta thënë këtë me siguri. Ajo që mund të thuhet me siguri dhe që ka shumë rëndësi ; është që njerëzit e shëruar nuk janë me përhapës të sëmundjes.

3- Ku ndryshon Covid 19 nga gripi stinor

Në fakt është vështirë ti dallosh pa bërë testin por simptoma kryesore e Covid 19 është temperatura dhe kolla. Ndërsa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundësh apo tështima, por pothuajse asnjëherë vështirësi në frymëmarrje. Kjo shenjë ë bën shumë të mundur diagnozën e Covid-19. Nëse e keni një ankesë të tille, kjo përbën një arsye të fortë për të telefonuar në numrin e emergjences të vënë për këtë qëllim.

4- Çfarë do të thotë “të vetëizolohesh”

Te vetëizolohesh do të thotë të qëndrosh në shtëpi për 14 ditë, duke evituar jo vetëm transportin publik në raste të domosdoshme por edhe taksitë. Në varesi te mundesive, duke ruajtur distancën me pjesetarët e tjerë të familjes

5- A transmetohet virusi nga doreza e dyerve dhe sa gjatë mbijeton

Dorezat e dyerve mund të ndoten nga duart që mban virusin dhe aty virusi mund të jetojë për disa ditë, prandaj është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë e duarve për mbrojtjen nga kjo sëmundje dhe mosperhapjen e saj.

6- A është e parrezikshme larja në një pishine publike?

Klori ne ujin e pishines i vret virusit, por kjo nuk do të thotë që nuk do ta merrnit virusin në dhomat e zhveshjes apo në dorezat e dyerve të ambjenteve pishinës.

7- A duhet të mbaj një maskë për të pakësuar mundësinë e marrjes apo përhapjes së virusit?

Megjithëse mjekët dhe kirurget përdorin shpesh maska edhe para kësaj pandemie, dhe sot me shumë se kurrë janë të detyruar të përdorin maska të një cilësie të lartë, ka pak prova që përdorimi i maskave prej publikut të bëjë ndonjë ndryshim, për mirë apo për keq.

Në fakt direktivat e NHS nuk rekomandojne mbajtjen e maskave nga publiku i zakonshëm jashtë spitaleve  dhe klinikave. Ekspertet thonë që higjena e mirë siç është larja e rregullt e duarve dhe patjetër para se te prekni fytyren është mjaft me efektive se market.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.