E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku ndryshon Jamarbër Malltezi me Edi dhe Olsi Ramën?
Lajme

Ku ndryshon Jamarbër Malltezi me Edi dhe Olsi Ramën?

Pas skandalit të zbuluar nga media se Rama ka bërë VKM ekstra për tokën e Kolekéve në Vuno, ka reaguar avokati Ylli Manjani:

Si e miratoi Rama ligjin për të bërë familjen e tij pronare të 224 mijë m2

Manjani shkruan se normalja sugjeron që Edi dhe Olsi Rama ta gëzojnë e ta trashëgojnë tokën në Vuno që u takon si trashëgimi nga mamaja.

Po e njëjta normale sugjeron që edhe Jamarbër Malltezi dhe vëllezërit Bektashi duhet ta gëzojnë e ta trashëgojnë pronën e tyre që edhe e kanë zhvilluar tek ish klubi Partizani.

Kryeministrat Berisha e Rama, po sipas të njëjtës normale nuk kanë përse të japin llogari,aq më tepër penale, pse pronarët marrin pronat e tyre. E vetmja llogari që ata duhet të japin është llogaria për pronarët që nuk i morën e spo i marrin ende.

Lajmi lind kur kjo llogjikë normale shkërmoqet. Dmth kur prona e atij tjetrit quhet pastrim parash e korrupsion, lëshohen madje edhe urdhër arreste, ndërkohë që vetë merr pronën nga qeveria që drejton vetë pa asnjë gjëmb në këmbë….

Tani, ose normalja vlen dhe duhet garantuar, ose jonormalja duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.