Kujdes kur hidhni firmen!
Nje liste e gjate me ish funksionare te Ministrise se Mjedisit i eshte derguar policise nga SPAK, per arrestime. Mes tyre edhe nje deputet i PS, Alqi Bllako.
Nen arrest eshte vene i gjithe komisioni i vleresimit te ofertave per inceneratoret.
Por a e bene kete megaskandal ca nepunes te nivelit te ulet?
Padyshim qe jo. Por padyshim qe ata qe kane firmosur me symbyllur, sepse ua kane kerkuar, e kane hak aty ku jane sot. Qe te zene mend keta qe hedhin firmat, pasi ne fund jane ata qe paguajne, sepse firma mbetet. Te tjeret ikin ne Dubai.
Por, jo vetem kaq.
Ku jane ata qe duhet te verifikonin ku shkonin parate? Ishte investim me parate e shtetit ai.
Stela dhe Zoto paguanin njeri tjetrin per konsulence me nga 20 milion Euro. Dhe askush nuk denjoi te ndalonte kete rrjedhje barbare te parave tona.
Ky skandal mund te kete burimin ne ministrine e mjedisit, por eshte finalizuar tek ajo e financave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



