Kujtesë në prag zgjedhjesh
Autokratët, këta zullimqarë sundimtarë nepotikë pushtetesh me simptoma të qarta sadomazokiste, me tipologji e praktika tiranie, suksesin e tyre e mbështesin gjithmonë tek propaganda, veçanërisht në prag të fushatave elektorale….
Këta individë, demagogë të përkryer, dinak e shpirtligë, pasi kanë vënë në dorë pushtetin, e përdorin atë vetëm për të aplikuar praktika dhe metoda represive e korruptive në dëm të shumicës, në dëm të popullit, në dëm të më të dobtëve, të atyre që janë më të pambrojtur, por, edhe në favor të pakicës oligarke, e cila është e lidhur ngushtësisht në marëdhënie dhe me interesa okulte me pushtetin korruptiv….!
Qytetarët gjithmonë i kanë dashur dhe i duan listat e hapura, por pa edi ramën, pa personin kryesor si bashkëautor i listave të mbyllura në marrëveshjen famëkeqe të 2008 – ës, e cila u jepte mundësi kryetarëve të partive të mbushnin parlamentin dhe administratën lokale dhe qendrore me element me rekorde kriminale….
Edi rama, pasi bëri ç’farë i deshi qejfi me popullin dhe me kushtetutën, pasi e zhyti vendin në mjerim e drogë, e ndjen se është në kuotat e tij më të ulëta të besimit dhe mbështetjes nga populli.
Si mjeshter i propagandës dhe i gojëtarisë, tani në prag të fushatës elektorale na del me një slogan të ri propagandues e manipulativ kur thotë: “qyetarët duan lista të hapura…. Partia socialiste do atë që duan qytetarët….! Ç’farë ironie…. Pyetja që lind në këtë rat është: në këto 7 vjet keqqeverisje, kur ka ndodh që edi rama i ka pyetur qytetarët…!? Ai gjithmonë ka qenë vetë ali, e vetë kadi…. Kadri me të gjithë tepsinë e pushtetit korruptiv, po e po…. Njerëz! Ka filluar fushata e zgjedhjeve… Kujtoni fjalën e urtë popullore: “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’eharron…” Kaq!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



